Ndërlidhjet

Nesër në Shkup nis dialogu mes pozitës dhe opozitës


Shkup

Shkup

Nesër në Shkup pritet të fillojë dialogu mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Kryeministri Nikolla Gruevski, përmes një letre, ka ftuar në takim liderin e opozitës, Branko Cërvenkovski, për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi.

“Takimi është në kontekst të sfidave që ka shteti dhe që kërkojnë shqyrtim të përgjegjshëm dhe serioz, si dhe vëmendje e mbrojtje të interesave shtetërorë. Maqedonia, në kuadër të procesit të zhvillimit, është ballafaquar me sfida të ndryshme, të cilat me qasje të mençur dhe të përgjegjshme, ka arritur t’i kapërcejë dhe të bëhet akoma më e fuqishme”, ka theksuar Gruevski.

Ftesa e tij është pranuar menjëherë nga kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

“Të ndërgjegjshëm për krizën e thellë politike, në të cilën gjendet Maqedonia pas ngjarjeve të pahijshme më 24 dhjetor dhe me qëllim të krijimit të ambientit për integrimin me sukses të vendit në NATO dhe BE, e pranoj ftesën për takim”, thuhet në përgjigjen e Cërvenkovskit.

Përkeqësimi i krizës politike është reflektuar edhe në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, për të cilën nevojitet konsensus i gjerë politik në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG