Ndërlidhjet

“Fuqitë e huaja” akuzohen për armatosjen e sirianëve


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe i dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, kanë kritikuar “fuqitë e huaja” për furnizimin me armë të forcave qeveritare dhe rebele në Siri.

Gjatë takimit të tyre në Nju Jork, Ban dhe Brahimi nuk kanë përmendur emrin e asnjë vendi.

Megjithatë, është e ditur se Rusia dhe Irani kanë furnizuar me armë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Qeveria e Sirisë, ndërkaq, akuzon Katarin, Turqinë dhe vendet e tjera të Gjirit për armatosjen e opozitës.

Në të tjera zhvillime, aktivistët për të drejtat e njeriut kanë bërë të ditur për vrasjen e 30 personave të hënën nga shpërthimi i një makine bombë.

Incidenti ka ndodhur në provincën Hama, ndërsa aktivistët kanë thënë se shumica e të vrarëve kanë qenë pjesëtarë të një milicie pro-qeveritare.

Protestat e para kundër regjimit në Siri kanë nisur në mars të vitit 2011. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet ndërmjet forcave të armatosura qeveritare dhe kryengritësve rebelë.
XS
SM
MD
LG