Ndërlidhjet

Izraeli voton në zgjedhjet e përgjithshme


Votimet në Izrael
Votimet në Izrael
Në Izrael janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Sondazhet e opinionit kanë sugjeruar se kryeministri Benjamnin Netanyahu do të dalë sërish në një pozicion të fuqishëm, ndonëse bilanci në mes të partnerëve të tij të koalicionit ka të ngjarë të ndryshojë dukshëm.

Partia ultra-nacionaliste e Naftali Bennettit deri më tash ka qenë befasia e fushatës.

Bennetti, 40 vjeç, është përshkruar si “yll i ri i rokut” në politikën izraelite, i cili synon votën e të rinjve dhe të votuesve nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Avancimi i Bennettit mund të komplikojë perspektivat për përparim në marrëdhëniet me palestinezët.

Ai u ka thënë mbështetësve se do të bëjë gjithçka të mundur për të parandaluar shfaqjen e një shteti palestinez “brenda tokës së Izraelit”.
XS
SM
MD
LG