Ndërlidhjet

Eurozona me kryesues të ri të ministrave të Financave


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, është emëruar kryesues i ri i ministrave të Financave të Eurozonës, duke u bërë personi i dytë që mban këtë post.

Ai pason kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, i cili ka shfaqur bindjen se Dijesselbloem është i duhur për këtë punë.

Dijsselbloem është konfirmuar në një takim të ministrave të Eurozonës, i cili është mbajtur në Bruksel.

Ai, megjithatë, nuk ka arritur të fitojë mbështetjen unanime, pasi Spanja ka votuar kundër tij.
XS
SM
MD
LG