Ndërlidhjet

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, pritet të miratojë sot një rezolutë për Kosovën, e cila kërkon forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

E njëjta shton se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit “ofron mundësi për zgjidhjen e problemeve themelore”.

E përgatitur nga deputeti socialist i Suedisë, Bjorn von Sidov, projekt-rezoluta nënvizon nevojën që “edhe në jug, edhe në veri të Kosovës” të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Von Sidov ka thënë se raporti i Këshillit të Evropës për “tregtinë me organe njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” nuk është subjekt i shqyrtimit të tij, por ka theksuar se “e vërteta për krimet është parakusht thelbësor për stabilitetin afatgjatë”.

Projekt-rezoluta po ashtu kërkon nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd që të nisin procedura ligjore për krimet në baza etnike, si dhe për shkatërrimin e objekteve fetare dhe kulturore.
XS
SM
MD
LG