Ndërlidhjet

logo-print

Cameron mban nesër fjalimin për BE-në


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, do të mbajë nesër në Londër fjalimin e shumëpritur për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian.

Cameron është dashur që këtë fjalim ta mbajë në Amsterdam të premten e kaluar, por e ka shtyrë për shkak të krizës me pengje në uzinën e gazit në Algjeri, ku militantët islamikë, për katër ditë me radhë, kanë mbajtur peng shumë punëtorë të huaj dhe algjerianë.

“Të mërkurën, në qendër të Londrës, në orët e mëngjesit, kryeministri do të mbajë fjalimin për Bashkimin Evropian”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Cameronit, raporton AFP.

Vendi i saktë, ku kryeministri do të mbajë fjalimin, vazhdon të mbahet sekret.
XS
SM
MD
LG