Ndërlidhjet

PE diskuton raportin për Kosovën


Parlamenti Evroopian
Parlamenti Evroopian
Parlamenti Evropian, në seancën e Komitetit për Politikë të Jashtme, diskuton sot për disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Eurodeputetët do të diskutojnë raportin e raportueses për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Në raportin në fjalë përshëndetet vendimi i Komisionit Evropian për të nxjerrë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën.

Mirëpo, shumë deputetë të PE-së, kryesisht nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë paraqitur amendamente kundër përmendjes së Kosovës si shtet të pavarur në këtë raport.

Edhe kësaj radhe, Lunacek pritet t’iu bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

Këto pesë vende janë: Spanja, Greqia, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania.
XS
SM
MD
LG