Ndërlidhjet

logo-print

50 vjet nga nënshkrimi i Traktati Elysee


Nënshkrimi i Traktatit Elysee, Paris, 22 janar 1963.

Nënshkrimi i Traktatit Elysee, Paris, 22 janar 1963.

Franca dhe Gjermania shënojnë sot 50-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila i ka kontribuuar pajtimit mes dy vendeve dhe është bërë bazë për BE-në e sotme.

Liderët gjermanë dhe francezë do të takohen në Berlin, ndërsa parlamentet e të dyja vendeve do të mbajnë një seancë të përbashkët.

Traktati Elysee është nënshkruar më 22 janar të vitit 1963 nga Charles de Gaulle në emër të Francës dhe kancelari i atëhershëm gjerman, Konrad Adenauer.

Me rastin e këtij përvjetori, Franca dhe Gjermania kanë publikuar pulla postare, monedha dhe gjëra të tjera që lidhen me të.

Kur Franca dhe Gjermania janë të bashkuara, atëherë prej tyre rrjedhin zgjidhje të mira, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG