Ndërlidhjet

logo-print

Serbët bllokuan magjistralen Prishtinë-Zubin Potok


Foto arkivi

Foto arkivi

Pavarësisht se në Bruksel është arritur marrëveshje ndërmjet Pishinës dhe Beogradit në lidhje me çështjen e funksionimit të vendkalimeve kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, doganieret kosovarë dhe ata të EULEX-it vazhdojnë të përballen me vështirësi në qarkullim, nga jugu në veri të vendit.

Për më shumë se një orë në mëngjes, një numër tregtarësh dhe qytetarësh serbë të asaj ane kanë mbajtur të bllokuar rrugën magjistrale Prishtinë- Zubin Potok, duke kërkuar që të largohen doganierët e Kosovës nga kalimi kufitar në Bërnjak.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Blerim Krasniqi, zëdhënës në EULEX.

“Sot në mëngjes, rreth orës 7:30, një konvoj i EULEX-it që po udhëtonte për në portën 31, u ndal në hyrje të Zubin Potokut nga një grup i protestuesve, të cilët bllokuan rrugën me kamion. Por, konvoji përdori një rrugë tjetër për të shkuar te porta”, ka thënë Krasniqi për të shtuar se “stafi i EULEX-it udhëton për në vendkalimet kufitare pa problem, por herë pas here has në barrikada".
XS
SM
MD
LG