Ndërlidhjet

QUINT-i dënon përdhosjen e varrezave dhe monumenteve serbe


Ilustrim
Ilustrim
Ambasada e Francës, ajo e Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe e Shteteve të Bashkuara kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët për përdhosjen e varrezave ortodokse serbe në disa lokacione të Kosovës.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së dënojnë valën e fundit të sulmeve kundër varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë. Vargu i ngjarjeve që ndodhën në orët e fundit tregon se disa persona e konsiderojnë të justifikueshme shprehjen e mllefit, për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, duke dëmtuar varreza në Kosovë, në të cilat gjenden serbë të varrosur”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

“Aktet e tilla janë plotësisht të papranueshme dhe kryesit e veprave duhet të sillen para drejtësisë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të treguar përmbajtje dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për masat parandaluese, të ndërmarra nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Xhandarmëria serbe ka hequr të dilën lapidarin nga Presheva, me urdhër të Qeverisë në Beograd.

Një gjë e tillë ka nxitur protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG