Ndërlidhjet

OHCHR, shqetësohet nga dënimi me vdekje për të miturit në Iran


Ndërtesa e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë

Ndërtesa e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, (OHCHR) ka shprehur shqetësime mbi raportimet për ekzekutimin e një të akuzuari të moshës së re në Iran.

Në këtë raport thuhet se Ali Naderi 21 vjeçar, është ekzekutuar në fillim të këtij muaji për vrasje të cilën ai e kishte bërë në moshën 17 vjeçare. Në deklaratën e OHCHR-së të lëshuar të martën, thuhet se dënimi më vdekje nuk mund të aplikohet për kirmet të cilat janë kryer nga të rinj nën moshën 18 vjeçare.

Aty përmendët Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe thuhet se Irani është pjesë e këtyre dy marrëveshjeve.

Rasti i Naderit është raporti i parë i ekzekutimit të të miturve që nga shtatori i vitit 2011.

OHCHR i bëri thirrje Iranit të kufizojë përdorimin e dënimit me vdekje dhe të zvogëlojë numrin e veprave penale për të cilat mund të aplikohet ky dënim.
XS
SM
MD
LG