Ndërlidhjet

Zagreb: Jeta e komunitetit shqiptar


Shqiptarët në Zagreb bëjnë jetë të mirë, të integruar në shoqëri dhe nuk ndjehen aspak të izoluar.

Kështu thonë disa shqiptarë, të cilët tash e disa dekada, në kryeqytetin e Kroacisë, jetojnë me familjet e tyre, si dhe kanë krijuar fqinjësi dhe rrethin shoqëror të tyre.

Frok Buqaj me punëtorët e tij...
Frok Buqaj me punëtorët e tij...
Frrok Buqaj, tash e 20 vjet jeton në një lagje të re të Zagrebit, e quajtur Dugave.

Ai është pronar i furrës më të njohur të bukës në këtë rreth, të cilën në fund të viteve 80 e kishte hapur me vëllanë e tij Lekën. Roki, ashtu siç e quajnë zotin Buqaj miqtë e tij të Zagrebit, është 45 vjeçar dhe thotë se jeton mjaft mirë dhe ka mjaft miq.

Vëllezërit Buqaj, me prejardhje nga fshati Uz i Gjakovës, tashmë në biznesin e tyre kanë rreth 20 të punësuar, kryesisht kroatë, boshnjakë, por edhe anëtarët e vet familjes.

Ata e filluan punën duke huazuar hapësirën për furrë, por sot, pas 20 vitesh pune, kanë arritur ta ndërtojnë shtëpinë e tyre, në të cilën jetojnë dhe punojnë.

Më parë ka qenë shumë vështirë të punohet në furra. Kam punuar si punëtor, për pak kohë. Por, edhe kur e kemi hapur shitoren tonë, kam punuar shumë rëndë, nga 15 orë. Tash është shumë më lehtë. Punojmë më pak, por edhe fitojmë më pak”, tha Buqaj.

Pashk Kaçinari
Pashk Kaçinari
Pashk Kaçinari i ka 60 vjet. Është argjendar i njohur në rrugën “Jurishiq” në qendër të Zagrebit.

Ai është rritur në Vrapçë të epërme, në verilindje të Zagrebit. Është me prejardhje nga fshati Velezhë i Prizrenit, ndërkaq, që bashkëshorten e ka kroate dhe fëmijët e kuptojnë gjuhën shqipe por nuk e flasin. Ai thotë se ndjehet si qytetarë i Zagrebit.

Jam shqiptar i lindur në Kosovë, më 1950. Prej 1959 jetoj në tokën e Zagrebit dhe e quaj veten si vendas këtu. Jetoj në një bashki, ku të gjithë janë prej Kroacie. Nuk preferoj që të jetoj aty ku jetojnë vetëm shqiptarët, në geto, ashtu siç jetojnë në disa vende”.

Kryetari i Këshillit të pakicës shqiptare të Zagrebit, Gëzim Rexhepi, gjithashtu thotë se shqiptarët në Zagreb nuk janë të getoizuar dhe secili nga ta e zgjedhë mënyrën e jetesës dhe të shoqërisë.

Sipas tij, në Zagreb ekzistojnë 15 shoqata kulturo artistike të shqiptarëve.

Ndryshe, Rexhepi vjen nga një familje që ishte marrë më ëmbëltori. Gjyshi tij, nga Tetova, kishte shkuar në Zagreb në vitin 1949.

Gëzim Rexhepi
Gëzim Rexhepi
Por, ai ndonëse ka trashëguar biznesin e familjes, ai megjithatë ka përfunduar mjekësinë dhe sot është një nga pulmologët e njohur në spitalin “Jordanovac“ në Zagreb.

Ai thotë se ka kaluar koha kur shqiptarët në Zagreb janë marrë vetëm me ëmbëltori, si bukëpjekës dhe filigranistë.

Në kohët e fundit kemi një shpërthim të njerëzve që janë duke kryer fakultetet. Me siguri që nuk jemi të vetëdijshëm që këtë që po e jetojmë është realitet dhe jo ëndërr. Ndonjëherë, kur bisedoj me nënën time dhe me njerëzit më të vjetër, çdo herë kanë pasur dëshirë që kur të shkojnë te mjeku, të flasin me të në gjuhën shqipe dhe jo vetëm në kroatishte, gjermane apo ndonjë gjuhë tjetër. Ndoshta, kjo edhe është njëra nga arsyet që unë kam marrë këtë rrugë. Është mirë që (shqiptarët) të arsimohen. Le të bëhen të gjithë mjekë”.

Tash, nga njëzet anëtarë të këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, 7 prej tyre janë mjekë, dy inxhinierë, dy profesorë, dy ekonomistë dhe po aq juristë. Por, kush, sipas Rexhepit, janë shqiptarët e njohur të Zagrebit?

Në këtë pyetje, çdo kush nga ne do të përgjigjet ndryshe. Për mua, më të mirët janë ata që janë të profesionit tim, sepse më shumë i njoh. Nëse e pyetni ndonjë sportist, do të thotë se është Enver Idrizi, apo Arian Ademi, futbollistët Abdurrahimi, Fatos Beqiraj, që janë aktual tash. Kujtim Shala, më herët. Nëse pyesni dikë nga biznesi, do ta thotë ndonjë biznesmen që ka qenë i famshëm”, thotë ai.

Dorotea Kerni
Dorotea Kerni
Dorotea Kerni është udhëheqëse e qendrës së bibliotekës së shqiptarëve në Kroaci, në hapësirën e bibliotekës “Bogdan Ogrizoviq”, në Zagreb.

Ajo është inxhiniere e makinerisë, nga Tirana.

Në Zagreb ka ardhur para 15 vitesh me bashkëshortin Ilir Kernin, balerinin mjeshtër i cili punon në Teatrin Kombëtar kroat të Zagrebit.

Unë mendoj se nuk është e rëndësishme se çfarë nacionaliteti ke, por me punën, qëndrimin dhe integrimin tënd që ke në një vend të huaj, i bën vetes vendin që të miqësohesh me rrethin ku jeton”, tha ajo.

Por, a do ta kenë shqiptarët që jetojnë në Zagreb një adresë të përbashkët ku do të mund të takohen? Dr. Rexhepi përgjigjet pozitivisht..

Do të ekzistojë këtë vit. Këshilli i pakicës shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe Forumi i intelektualëve shqiptarë në Kroaci, kanë siguruar një vend në mes të qytetit, rreth 1 mijë metra katrorë, ku për herë të parë planifikojmë ta hapim Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb. Do të kenë mundësi njerëzit tanë që të vijnë dhe të lexojnë diçka në një bibliotekë të vogël, gazetat ditore, javore, mujore. Ndoshta do të ketë edhe një kafeteri shqiptare, me ëmbëlsira dhe me oferta prej trojeve tona”.

Sido që të jetë, shumica e shqiptarëve që jetojnë në Zagreb, kanë farë e fis në Kosovë apo Maqedoni.

Ata thanë se të paktën një herë në vit, së bashku me fëmijët, shkojnë dhe i vizitojnë familjarët dhe të afërmit e tyre që jetojnë në këto vende, në mënyrë që fëmijët të mos e harrojnë origjinën dhe vendin prej nga u kanë ardhur prindërit.
XS
SM
MD
LG