Ndërlidhjet

Rusia i lejon vetëm disa fëmijë rusë të adoptohen nga amerikanët


Foto nga Arkivi

Foto nga Arkivi

Gjykata Supreme e Rusisë ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët rusë, që janë lejuar nga gjykatat ruse që të adoptohen nga familjet amerikane para 1 janarit të vitit 2013, lejohen që të shkojnë në familjet e tyre të reja.

Ky sqarim është publikuar në ueb-faqen e Gjykatës Surpeme gjatë ditës së martë.

Projektligji kontravers për adoptimin e fëmijëve rusë nga familjet amerikane është hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

Ky ligj ka bërë që të tensionohen marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë dhe është akuzuar nga aktivitët për të drejtat e njeriut të cilët thonë se viktimizon jetimët e Rusisë.

Reagimi i SHBA-ve kishte qenë i menjëhershëm duke miratuar një ligj i cili sanksiononte të gjithë zyrtarët rusë të cilët kanë lidhje me vrasjen e avokatit rus Sergei Magnitsky dhe lidhje me abuzime tjera.

XS
SM
MD
LG