Ndërlidhjet

Çeki: Tërheqja e liçencës për ÇEZ-in i dëmton raportet me Tiranën


Pamje nga Praga
Pamje nga Praga
Kryeministri i Çekisë, Petr Neças, ka deklaruar se tërheqja e liçencës së kompanisë çeke ÇEZ, nga ana e Shqipërisë, paraqet sinjal negativ për raportet ndërmjet dy shteteve.

“Veprimi i autoriteteve shqiptare ndaj ÇEZ-it paraqet dëshprim të madh” tha zoti Neças dhe ka shtuar se “Kompania ÇEZ e ka mbështetjen e plotë në përpjekjet për fitimin e kompensimit për dëmin, të cilin ia ka shkaktuar pala shqiptare”.

Në vitin 2009 ÇEZ e kishte privatizuar shpërndarësin kryesor të rrymës elektrike në Shqipëri, Shpërndarje.

Por, kontesti me autoritetet në Shqipëri shpërtheu para një viti kur çmimi i energjisë elektrike ishte rritur.

Kontesti u ashpërsua në vitin 2012, kur kjo kompani kishte paralajmëruar tërheqjen nga Shqipëria.

Këtë të hënë kompanisë ÇEZ iu tërhoq liçenca në Shqipëri, ndërsa në Shpërndarje është caktuar udhëheqësia e re.
XS
SM
MD
LG