Ndërlidhjet

SHBA: Gjenerali Allen nuk ka dërguar emaile të papërshtatshëm


Gjenerali John Allen

Gjenerali John Allen

Zyrtarët e Pentagonit thonë se komandanti i lartë i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali John Allen, është pastruar nga akuzat se i kishte dërguar emaile të papërshtatshme një femre civile.

Gjenerali Allen ishte nën hetime prej muajit Nëntor të vitit të kaluar, lidhur me këmbimet me një femër, në qendër të skandalit, i cili e detyroi drejtorin e agjencisë CIA, David Petraeus, që të paraqes dorëheqje.

Gjenerali Allen e kishte hedhur poshtë çfarëdo keqbërje.

Presidenti Barack Obama e kishte nominuar gjeneralin Allen për komandant të ardhshëm amerikan të forcave të NATO-s në Evropë.
XS
SM
MD
LG