Ndërlidhjet

Vuçiq: Gjërat për Kosovën - të zgjidhen në mënyrë paqësore


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq
Serbia pret që në muajin qershor të përcaktohet data për fillimin e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, por pengesa e fundit për anëtarësim, raportet me Kosovën, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, tha Aleksandar Vuçiq, zëvendëskryeministër i Serbisë dhe ministër i mbrojtjes.

“Të gjithë serbët dhe shtetasit e Serbisë janë të vetëdijshëm se gjërat duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet bisedimeve”, i tha Vuçiq agjencisë Reuters.

Mëtutje ai ka theksuar se bisedimet me Bashkimin Evropian janë të “rëndësishme jo vetëm nga perspektiva politike, por për shkak të zhvillimit të ekonomisë së Serbisë, standardit më të mirë jetësor, përgjegjësisë më të madhe, dhe për shkak të një sistemi të ndryshëm të vlerave”.

Sipas tij, “nëse ne nuk e marrim datën, kjo do të ishte disfatë e madhe për Serbinë”.

Bashkimi Evropian thotë se për Serbinë, që të bëjë progres në synimin e saj për pranim në BE, duhet të ndërtoj raporte funksionale me Kosovën, edhe pa njohje të pavarësisë, dhe të tërhiqet nga kontrolli në pjesën veriore të Kosovës, me popullatë shumicë serbe.
XS
SM
MD
LG