Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka fajësuar opozitën e Sirisë për dëmtimin e përpjekjeve për përfundimin e konfliktit të dhunshëm në këtë vend.
Në një konferencë për shtyp sot në Moskë, zoti Lavrov theksoi se këmbëngulja e opozitës së Sirisë për largimin e presidentit Bashar al-Assad, është pengesa kryesore për ndërmjetësimin e paqes.
Lavrov, poashtu, ka pretenduar se “disa vende perëndimore dhe disa vende të Lindjes së Mesme” ishin përgjegjëse për qëndrimin jofleksibil të opozitës së Sirisë.
Sipas tij, “vetëm Rusia” është përpjekur ta bindë opozitën e Sirisë për të zhvilluar negociata dhe se interesi madhor i Moskës është “stabilizimi i situatës, ndalja e gjakderdhjes dhe ruajtja e jetëve të popullit të Sirisë”.