Ndërlidhjet

Tenis: Disfatë senzacionale e amerikanes Williams


Serena Williams dhe Sloane Stephens përshëndeten në fund të takimit të tyre në Melburn të Australisë
Serena Williams dhe Sloane Stephens përshëndeten në fund të takimit të tyre në Melburn të Australisë
Tenistja amerikane, Serena Williams, ka pësuar disfatë shokuese në turneun e hapur të Australisë në Melburn.

Fituesja e 15 turneve Grand Slam në tenis, ka humbur nga bashkatdhetarja e saj, Sloane Stephens, me rezultat 2:1 në seta (3:6, 7:5, 6:4).

Raportohet se Serena Williams ishte penguar nga dhembja e shpinës.

Tash 19 vjeçarja Stephens, në gjysmëfinale, do të takohet me tenisten Victoria Azarenka, e cila e mbronë titullin e kampiones në këtë turne.
XS
SM
MD
LG