Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: U vranë politikani opozitar dhe babai i tij


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në qytetin Karaçi në Pakistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në qytetin Karaçi në Pakistan

Policia e Pakistanit thotë se një politikan opozitar dhe babai i tij janë vrarë nga persona të armatosur e të panjohur në qytetin Karaçi.

Raportohet se vetura e politikanit Mian Taimur, ku gjendej edhe babai i tij, është sulmuar nga personat e armatosur në motoçikletë, mbrëmë vonë.

Kjo është vrasja e dytë politike në Karaçi, brenda një jave.

Të enjten e kaluar është vrarë ligjvënësi provincial Manzar Imam dhe tri truproje të tij.
XS
SM
MD
LG