Ndërlidhjet

Politikanit tajlandez, 10 vjet burg për shpifje ndaj monarkisë


Garda mbretërore e Tajlandës
Garda mbretërore e Tajlandës
Një politikan tajlandez është dënuar me 10 vjet burg nën akuzat për shpifje ndaj monarkisë së vendit.

Somyot Pruksakasemsuk është përndjekur nën ligjin për shpifje, për shkak të dy artikujve që i ka botuar në një revistë kundër establishemntit të vendit.

Prokurorët thanë se artikujt kritikojnë rolin e karakterit fiktiv që i atribuohej mbretit Bhumibol Adulyadej.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar verdiktin, duke thënë se ai minon seriozisht lirinë e të shprehurit.

Artikujt janë botuar në vitin 2010, por redaktori është arrestuar një vit më vonë, pasi që lansoi një peticion për të rishqyrtuar ligjin mbretëror për shpifje.

Sipas ligjit, për fyrje ndaj monarkisë dënimet janë deri në 15 vjet.
XS
SM
MD
LG