Ndërlidhjet

Opozita bojkoton zgjedhjet në Jordani


Jordani...
Jordani...
Në Jordani janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, të ciilat po bojkotohen nga Vëllazëria Myslimane dhe grupet opozitare.

Mbreti Abdullah i Jordanisë, tha se zgjedhjet janë një gurthemel për procesin gradual të reformave pro-demokratike, të nisura dy vjet më parë në mes të kryengritjes arabe në rajon.

Vëllazëria Myslimane- forca më e madhe politike- si dhe grupe të tjera opozitare janë duke i bojkotuar zgjedhjet për të kundërshtuar ligjet elektorale që sipas tyre favorizojnë liderët fisnorë dhe lojalistët e regjimit.

Ka pasur raporte për blerje masive të votave para zgjedhjeve, në të cilat më shumë se 1 mijë e 400 kandidatë do të kandidojnë për 150 ulëse në parlament.

Me gjithë bojkotin e islamikëve, 70 për qind nga 3 milionë votuesit e ligjshëm, janë regjistruar për të hedhur votat në zgjedhjet e së mërkurës.
XS
SM
MD
LG