Ndërlidhjet

logo-print

Kina për herë të parë prodhoi më shumë misër se oriz


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara njoftuan se vitin e kaluar, për herë të parë në Kinë është kultivuar më shumë misër sesa oriz.

Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës e Kombeve të Bashkuara (FAO) këtë ndryshim ia atribuoi faktit se kinezët janë duke konsumuar më shumë mish e deri te rritja e kërkesave për ushqimin e kafshëve.

Ndërkohë, shifrat nga Këshilli për Ushqim i Shteteve të Bashkuara treguan se konsumimi i mishit të shpezëve në Kinë është rritur për 300 për qind në 20 vitet e fundit, mishit të derrit 85 për qind dhe mishit të viçit 155 për qind.
XS
SM
MD
LG