Ndërlidhjet

logo-print

Schulz hedh poshtë kritikat e Cameronit


Presidenti iParlamentit Evropian Martin Schulz

Presidenti iParlamentit Evropian Martin Schulz

Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, ka hedhur poshtë kritikat e kryeministrit britanik David Cameron mbi BE-në, duke thënë se Londra shpesh ka ndihmuar bllokimin e reformave të BE-së, transmeton DPA.

Schulz akuzoi se “David Cameron dëshiron ta reduktojë rolin e BE-së në një treg të vetëm” pa fuqitë që të merret me sfidat globale, që nga ndryshimet klimatike e deri te tregtia botërore.

“Ju lutem, më thoni, kur David Cameron e ka bërë një propozim të vetëm konstruktiv”, ka thënë Schulz, duke shtuar se fjalimi i Cameronit nuk i drejtohej Evropës, por, krahut konzervativ të partisë së tij.

Schulz bëri këto komente në radion publike gjermane para fjalimit të Cameronit, duke reaguar ndaj disa thekseve të lëshuara, para se lideri britanik të shpallë një referendum të ardhshëm mbi anëtarësimin në BE.
XS
SM
MD
LG