Ndërlidhjet

Merkel: Duhet gjetur kompromis për Britaninë në BE


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Bashkimi Evropian dhe Britania duhet të përgatiten për të bërë kompromis, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi që kryeministri britanik David Cameron kërkoi reforma radikale në BE dhe një referendum mbi anëtarësimin e Britanisë në union.

“Gjermania dhe unë personalisht, dëshirojmë që Britania të jetë pjesë e rëndësishme dhe anëtare aktive e Bashkimit Evropian. Ne, natyisht duhet që gjithnjë të flasim mbi interesat e shteteve. Ne mirëpresim faktin, që Britania, sidomos në fushën konkurrencës ka një vlerë të madhe në Evropë si kontinent konkurrues, i cili mund të ruajë pasurinë e vet brenda kornizës së globalizmit”, u shpreh Merkel.

Ajo ka thënë se ka gatishmëri për të folur për dëshirat e Britanisë, por, “duhet pasur parasysh se secili shtet ka dëshira të ndryshme dhe duhet gjetur një kompromis”.
XS
SM
MD
LG