Ndërlidhjet

Nis në Davos Forumi Ekonomik Botëror


Davos, Zvicër, 23 janar, 2013

Davos, Zvicër, 23 janar, 2013

Ka filluar sot Forumi Botëror Ekonomik në qytetin Davos të Zvicrës, në të cilin po marrin pjesë liderë politikë dhe biznesmenë.

Diskutimet në resortin e skijimit gjatë pesë ditëve të ardhshme priten të përqëndrohen në perspektivat e rritjes ekonomike globale.

Në takim pritet që të mbajnë fjalim presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde dhe kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Në prag të forumit, gjetjet e një sondazhi të ri tregojnë për pesimizëm tek udhëheqësit e bizneseve.

Sipas analizës së konsulencës britanike, Price Waterhouse Coopers, vetëm 36 për qind e 1 mijë e 300 menaxherëve të anketuar, thonë se janë “shumë të sigurt” në lidhje me zhvillimet e këtij viti.

Një pikëpamje më e ndritshme ishte për ekonomitë në zhvillim të Rusisë dhe Indisë, ku 66 respektivisht 63 për qind e menaxherëve të anketuar ishin shumë optimistë.

XS
SM
MD
LG