Ndërlidhjet

Dënohen 9 të pandehur për kontrabandim emigrantësh


Logo e EULEX-it

Logo e EULEX-it

Një trup gjykues, i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar i Kosovës, në Gjykatën Themelore të Pejës, ka shpallur fajtorë nëntë të pandehur, për vepra që kanë të bëjnë me kontrabandimin e emigrantëve.

Të nëntit janë dënuar me 18 vjet e 4 muaj burgim.

“Të pandehurit janë shpallur fajtorë për kontrabandimin e banorëve të Kosovës nga Kosova në vende të ndryshme evropiane, përmes Serbisë dhe territoreve të tjera”, ka sqaruar EULEX-i përmes kumtesës për media.

Gjithnjë sipas misionit evropian, të gjithë të pandehurit janë liruar nga akuza për krim të organizuar, pasi “nuk është vërtetuar se tre ose më shumë të pandehur kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete kriminale ose në aktivitete të tjera të grupit të organizuar kriminal”.

Rasti mësohet se është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG