Ndërlidhjet

logo-print

Hetohet vdekja e hetuesit të kryeministrit pakistanez


Pakistan

Pakistan

Shefi i Drejtësisë në Pakistan ka urdhëruar një hetim për vdekjen e një zyrtari, që po i hetonte provat në lidhje me një skandal korrupsioni, ku përfshihej kryeministri.

Të mërkurën, shefi i Gjykatës Supreme, Iftikhar Muhammad Chaudhry, urdhëroi dy gjyqtarë që të hetojnë vdekjen e Kamran Faisalit, i cili u gjet i vdekur në një hotel të qeverisë të premten.

Rezultatet fillestare të një autopsie thanë se ai kishte bërë vetëvrajse, por kjo hidhet poshtë nga familja dhe kolegët e tij.
XS
SM
MD
LG