Ndërlidhjet

Qeveria mbulon shpenzimet për riparimin e varrezave


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që Qeveria e Republikës së Kosovës t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për rregullimin e varrezave të komunitetit serb që janë dëmtuar gjatë ditëve të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Zyra e Kryeministrit përmes një kumtese për media.

Grupe personash të paidentifikuar kanë dëmtuar disa varreza ortodokse serbe, në shenjë proteste ndaj largimit nga Presheva të lapidarit të UÇPMB-së, nga ana e xhandarmërisë serbe.

Autoritetet vendore, por edhe ato ndërkombëtare kanë dënuar ashpër “aktin e vandalizmit”.

Policia e Kosovës ka iniciuar tashmë procedurat hetimore për dëmtimin e varrezave.
XS
SM
MD
LG