Ndërlidhjet

logo-print

Reagime shqetësuese në BE pas fjalimit të Cameronit


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Liderët evropianë po reagojnë me shqetësim dhe ankth në lidhje me kërkesën e kryeministrit britanik, David Cameron, për reformën radikale të Bashkimit Evropian dhe premtimin e tij për të mbajtur një referendum për anëtarësimin e vendit të tij.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se BE-ja dhe Britania duhet të gjejnë një kompromis, ndërsa ministri francez i financave, Pierr Moskovici, i kujtoi Britanisë se anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat, por edhe me përgjegjësitë.

Fjalimi i së mërkurës i Cameronit në Londër u kritikua edhe brenda Britanisë.

Kreu i Laburistëve, Ed Miliband, tha se Cameron po ndërmerr një “rrezik të madh”, ndërsa liderët e biznesit paralajmëruan se ekonomia do të përballet me një periudhë të pasigurisë.
XS
SM
MD
LG