Ndërlidhjet

Koreja V. zotohet se do kryejë provë bërthamore


Kore Veriore
Kore Veriore
Koreja e Veriut ka njoftuar se do të kryejë prova të tjera raketore dhe një provë bërthamore.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, citon Komisionin Kombëtar të Mrojtjes së Koresë së Veriut të ketë thënë se një veprim i tillë “do të ketë cak armikun tonë të përbetuar, Shtetet e Bashkuara.”

Njoftimi i bërë të enjten nga organi më i lartë ushtarak i vendit, vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që sanksionon vendin për shkak të lansimit të raketës në muajin dhjetor.

Koreja e Veriut pat thënë se ajo raketë kishte qëllime paqësore, përkatësisht dërgimin e një sateliti në orbitë, por Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët thonë se ajo ishte në fakt një provë e teknologji së raketave me rreze të gjatë veprimit.
XS
SM
MD
LG