Ndërlidhjet

Vdes ish kreu i Kishës së Polonisë


Jozef Glemp, foto nga arkivi
Jozef Glemp, foto nga arkivi
Kardinali Jozef Glemp, i cili kryesoi kishën katolike polake gjatë lëvizjes Solidariteti dhe gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ka vdekur në moshën 83 vjeçare.

Jozef Kloch, një zëdhënës i Kishës, tha në një deklaratë se Glemp vdiq të mërkurën në mbrëmje në Varshavë.

Glemp ka qenë i sëmurë për shumë vite, dhe agjencia polake e lajmeve PAP tha se ai kishte kancer të mushkërive.

Para vdekjes së tij, kryepeshkopi i Varshavës, Kazimierz Nycz kishte kërkuar nga besimtarët, që të luten për Glempin, duke vënë në dukje se gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Glemp ka kryesuar kishën në periudhën 1981-2004. Ai ishte kryepeshkop gjatë shumicës së kohës, kur në krye të Vatikanit ishte Papa Gjon Pali II, i lindur gjithashtu në Poloni.

Kisha ka qenë një kundërshtare kryesore e komunizmit, i cili u rrëzua në Poloni në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG