Ndërlidhjet

Shkrihen akullnajat në Ande


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Akullnajat në malet e Andeve në Amerikën e Jugut janë tkurrur mes 30 dhe 50 për qind, që nga viti 1970, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Një studim i ri tregon se akullnajat e Andeve po tkurren me një shpejtësi të madhë, më të madhen në më shumë se 300 vjet.

Antoine Rabatel, autori kryesor i studimit, e ka quajtur të paprecedencë tkurrjen e akullnajave në Ande gjatë tri dekadave të fundit.

Hulumtuesit gjithashtu paralajmërojnë se ngrohja në të ardhmen mund që krejtësisht të shkrijë akullnajat e vogla, që gjenden në lartësi të ulëta, të cilat lirojnë ujë të freskët për komunitete që gjenden poshtë.

Akullnajat e Andeve janë një burim vital i ujit të freskët për dhjetëra miliona amerikanë latinë.

Studimi u botua në revistën Cryosphere.
XS
SM
MD
LG