Ndërlidhjet

Kërcënimi i Phenianit, Kina kërkon përmbajtje


Phenian, foto nga arkivi

Phenian, foto nga arkivi

Aleatja e vetme e madhe e Koresë së Veriut, Kina, ka kërkuar nga “të gjitha palët relevante” që të tregojnë përmbajtje, pasi që Koreja e Veriut njoftoi se do të kryejë prova të tjera raketore dhe një provë bërthamore.

“Të gjitha palët relevante duhet të përmbahen nga aksionet që mund të përshkallëzojnë situatën në rajon”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, tha se Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes i Koresë së Veriut ka theksuar se një veprim i tillë “do të ketë cak armikun tonë të përbetuar, Shtetet e Bashkuara.”

Njoftimi i bërë të enjten nga organi më i lartë ushtarak i vendit, vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që sanksionon vendin për shkak të lansimit të raketës në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG