Ndërlidhjet

Indi: Vazhdon gjykimi për dhunimin fatal të studentes


Indi. proteste kunder dhunes ndaj femrave
Indi. proteste kunder dhunes ndaj femrave
Ka vazhduar në Nju Delhi gjykimi për 5 të akuzuarit për dhunimin fatal të një studenteje.

Në seancën e mbyllur në gjykatën "fast-track", sot pritet që prokurorët të paraqesin akuzat për vrasje, dhumin, kidnapim dhe vepra të tjera.

Nëse shpallen fajtorë, personat përballen me dënimin me vdekje.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se të akuzuarit do të deklarohen të pafajshëm.

I dyshuari i gjashtë pritet të gjykohet veçmas në një gjykatë për të mitur.

Sulmi brutal i 16 dhjetorit ndaj një gruaje në autobus shkaktoi javë protestash, ndonjëherë edhe të dhunshme, për të ushtruar presion tek autoritetet që të reformojnë sa më shpejt ligjet kundër dhunës ndaj grave.

Ky krim shkaktoi zemërim në tërë Indinë dhe në botën, dhe ka ngritur pyetjen se si janë trajtuar gratë nën sistemin juridik të Indisë.
XS
SM
MD
LG