Ndërlidhjet

logo-print

Wilhelm: Anëtarësimi i Kosovës në OKB, të jetë temë bisedimesh


Flamur gjerman

Flamur gjerman

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm tha se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, është një nga çështjet që duhet të gjendet “në tavolinën” e bisedimeve në Bruksel.

Ai gjithashtu tha se Berlini dëshiron që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të ngirhen në nivelin e ambasadorësh.

“Për ne kjo është një çështje (anëtarësimi në OKB), e rëndësishme, por në këtë moment unë nuk mund të them nëse ajo do të jetë vendimtare për dhënien e datës(Serbisë për negocitata për anëtarësim me BE-në). Së pari ne do të presim për raportin e Komisionit Evropian dhe të Catherine Ashton mbi përparimin në dialog. Palët do të shqyrtojnë raportin dhe të marrin vendimin përfundimtar”, ka thënë Wilhelm për “Veçernje Novostin. “

Ai rikujtoi se Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke shtuar se për këtë arsye Berlini do të donte të shihte ngritjen e raporteve mes Beogradit e Prishtinës, në nivel ambasadorësh.

“Por, Serbia nuk e njeh Kosovën. Për ne është e kënaqshme edhe marrëveshja për shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës për të punuar me misionin e BE-së në Beograd dhe në Prishtinë. Kjo është një tjetër gjë e mirë, por përsëri, ka shumë gjëra të rëndësishme që duhet të adresohen", tha ambasadori Wilhelm.
XS
SM
MD
LG