Ndërlidhjet

Amerikanët ankohen në Strasburg kundër ligjit rus


Nga protesta kundër ligjit rus, që ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë, foto nga arkivi
Nga protesta kundër ligjit rus, që ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë, foto nga arkivi
Një grup i prindërve të ardhshëm amerikanë kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër ligjit të ri të Rusisë, që ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë.

Avokatja e grupit, Karinna Moskalenko i tha radios Ekho Moskvy, se ankesa është paraqitur nga amerikanët të cilët nuk kanë mundur të marrin miratimin e gjykatave ruse për birësimet, para se ligji i ri të hynte në fuqi më 1 janar të 2013-ës.

Ajo vuri në pikëpyetje cilësinë dhe legjitimitetin e ligjit. Legjislacioni u konsiderua si një reagim ndaj një ligji amerikan, të njohur si Akti Magnitsky.

Ky ligj vendos sanksione për zyrtarët rusë, të lidhur me vdekjen e avokatit Sergei Magnitsky në një burg të Moskës në vitin 2009 dhe për dyshime të tjera të abuzimit me të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG