Ndërlidhjet

Britania kërkon largimin e shtetasve nga Bengazi


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Britanisë iu kërkoi shtetasve britanikë në qytetin lindor libian të Bengazit, që të largohen, duke cituar “kërcënim specifik”, që mund t’iu ndodhë perëndimorëve.

Britania ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në pjesën më të madhe
të Libisë, që nga shtatori, pas sulmit në konsullatën amerikane në Bengazi, ku u vra ambasadori Christopher Stevens dhe tre pjesëtarë tjerë të stafit, njofton DPA.

Ministria e Jashtme ka thënë se ndërhyuja ushtarake e Francës në Mali, kundër kryengritësve islamike ka rritur mundësinë e sulmeve kundër perëndimorëve në Afrikën Veriore.

Tridhjeteshtatë punëtorë të huaj nga tetë shtete janë varër në javën e kaluar në një sulm mbi një imipant gazi nga ana e militantëve islamikë, që kundërshtojnë ndërhyjen e Francës në Mali.
XS
SM
MD
LG