Ndërlidhjet

Jansha refuzon të japë dorëheqje


Kryeministri slloven, Janez Jansha
Kryeministri slloven, Janez Jansha
Kryeministri i Sllovenisë ka refuzuar që të japë dorëheqje, pavarësisht shpërbërjes së koalicionit të tij qeveritar, duke thënë mbajtja e zgjedhjeve tani, do të ishte një zgjidhje e keqe për shtetin e vogël të Bashkimit Evropian, i cili po lufton për të shmangur një pako shpëtuese ndërkombëtare.

Janez Jansha tha të enjten se ai do të qëndrojë deri sa të largohet nga posti nga mocioni eventual i mosbesimit ose si rezultat i një marrëveshjeje të gjerë politike.

“Sllovenia nuk mund të përballojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë ai.

Partia Lista Qytetare, e ka braktisur koalicionin qeverisës të mërkurën pasi Jansha
refuzoi të japë dorëheqje, në lidhje me akuzat për korrupsion, që rëndojnë ndaj tij.
XS
SM
MD
LG