Ndërlidhjet

SHBA: Filloi senaca e konfirmimit për senatorin Kerry


Senatori John Kerry duke dëshmuar para një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara
Senatori John Kerry duke dëshmuar para një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara
Senatori amerikan, John Kerry, demokrat nga Masaçusetsi, që është i nominuari i presidentit, Barack Obama, për sekretar të shtetit të ardhshëm, e ka filluar dëshminë në Komitetin për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit.

Pritet që zoti Kerry me lehtësi ta fitoj miratimin nga ky komitet, të cilin ai e ka kryesuar gjatë katër viteve të fundit.

Në komentet e tij të përgatitura, John Kerry, ka shprehur nevojën që Shtetet e Bashkuara t’i kenë financat e tyre në rregull, në mënyrë që ta mbajnë rolin e liderit në mbarë botën.

Ai tha, poashtu, se politika amerikane ndaj Iranit duhet të jetë “parandaluese” dhe “jo kufizuese”.

Uashingtoni e akuzon Iranin se po punon për zhvillimin e kapacitetit për prodhim të armatimit atomik. Këtë akuzë Teherani e kundërshton.

John Kerry duhet të miratohet nga Senati i plotë.
XS
SM
MD
LG