Ndërlidhjet

Kosovë: Haradinaj e vizitoi Graçanicën


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar sot Graçanicën dhe ka biseduar me krytearin e Komunës, Bojan Stojanoviq.

Në një konferencë për shtyp, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur respekt për njëri-tjetrin, ndërsa zoti Stojanoviq, pasi i dhuroi Haradinjat librin “Graçanica nuk është vetëm tregim”, tha se shpreson se takimi i tyre është fillim i bashkëpunimit të mirë.

“Jam i inkurajuar kur shoh se na ka vizituar dikush që është faktor serioz politik në Kosovë, veçanërisht tash kur kemi periudhë të vështirë në raport me të mëparshmen, por shpresojmë në ardhmëri”, tha Stojanoviq dhe theksoi se për serbët në Kosovë vizita e Haradinajt është e rëndësishme.

Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, tha se formimi i Fondit për pjesën veriore të Kosovës është gjë e mirë.

“Është e vërtetë se gjatë dhjetë viteve të fundit investimet dhe ndihmat nuk kanë arritur në veri ashtu siç kemi dashur, dhe jemi të kënaqur nëse fondi është zgjidhje, që do të ndihmoj në zhvillimin e veriut”, tha Ramush Haradinaj.
XS
SM
MD
LG