Ndërlidhjet

SHBA: Femrat mund të marrin pjesë në operacionet luftarake


Ushtarja amerikane në veprim

Ushtarja amerikane në veprim

Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara e ka tërhequr ndalesën 18 vjeçare, që nuk lejonte pjesëmarrjen e ushtarave në operacione të luftës.

Në një kumtesë të sotme, Pentagoni njoftoi se është marrë vendim që politika e vitit 1994 të mos vlejë mëtutje. Me këtë politikë, femrat nuk kanë mundur të kenë pozicione ushtarake me involvim direkt në luftë, siç janë njësitet e këmbësorisë.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Panetta, tha se “synim i Departamentit në tërheqjen e rregullës është që të sigurohet se misioni është i përbërë nga njerëzit më të kualifikuar dhe të aftë, pavarësisht nga gjinia”.

Sipas tij, ky vendim është marrë “pas njjë rishqyrtimi të gjërë” nga shefat e të gjitha ushtrive amerikane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha sot se presidenti Barack Obama, plotësisht e mbështet këtë politikë të re.
XS
SM
MD
LG