Ndërlidhjet

SHBA: Amerikani dënohet me 35 vjet për terror në Mumbai


Parulla kundër sulmit terrorist në Mumbai të Indisë
Parulla kundër sulmit terrorist në Mumbai të Indisë
Shtetasi amerikan me origjinë pakistaneze, David Coleman Headley, që ka luajtur rol kryesor në sulmin terrorist në vitin 2008 në qytetin e Indisë, Mumbai, është dënuar sot me 35 vjet burg në Shtetet e Bashkuara.

Personi David Coleman Headley kishte deklaruar se e ndjehet fajëtor për mbledhjen e informacioneve për caqet potenciale në Mumbai, për militantët pakistanezë, që e kishin ndërmarrë sulmin, nga i cili u vranë 160 vetë.

Ai ishte pajtuar ta pranoj fajësinë në vitin 2010 për ta shmangur dënimin e mundshëm me vdekje.

Atij i është premtuar se nuk do të dërgohet në Indi.

Vitin e kaluar, India e ka varur të vetmin sulmues të mbijetuar në Mumbai, Muhammad Ajmal Kasab.
XS
SM
MD
LG