Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Shtetasit të largohen nga Bengazi i Libisë


Pamje e Konsullatës amerikane, që është e mbyllur, në Bengazi të Libisë

Pamje e Konsullatës amerikane, që është e mbyllur, në Bengazi të Libisë

Australia u ka bërë thirrje shtetasve të vet që menjëherë të largohen nga Bengazi i Libisë, duke cituar “një kërcënim të menjëhershëm specifik ndaj perëndimorëve”, lidhur me aksionin ushtarak francez në Mali.

Kjo thirrje e Australisë u bë sot, pasi dje Britania, Gjermania dhe Holanda, poashtu, u tërhoqën vërejtjen shtetasve të tyre të largohen nga Bengazi.

Disa vende, për muaj të tërë, i kanë këshilluar shtetasit kundër udhëtimit në Bengazi të Libisë, e veçanërisht pas vrasjes së ambasadorit amerikan dhe tre amerikanëve të tjerë, gjatë sulmit në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, më 11 Shtator 2012.
XS
SM
MD
LG