Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 5 të vrarë


Ushtari francez në Kapisa të Afganistanit

Ushtari francez në Kapisa të Afganistanit

Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë, në provincën lindore Kapisa, janë vrarë pesë civilë dhe janë plagosur së paku 15 të tjerë.

Sulmi ndodhi sot herët në mëngjes, në një treg në lagjen Taqap.

Policia tha se cak i sulmit ishte konvoji i NATO-s me kamionë furnizues, por sulmi ndaj konvojit dështoi, ndërsa e goditi një shtëpi, duke i shkatërruar muret e saj dhe duke i vrarë personat që ishin brenda.

Një zëdhënës për Forcën Ndihmëse Ndërkombëtare të Sigurisë, të udhëhequr nga NATO-ja, në Afganistan, tha se asnjë pjesëtarë i aleancës nuk është vrarë apo plagosur gjatë sulmit.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm me bombë.
XS
SM
MD
LG