Ndërlidhjet

Egjipt: Policia përleshet me demonstruesit në Kajro


Pamje nga protestat në Sheshin Tahrir në Kajro

Pamje nga protestat në Sheshin Tahrir në Kajro

Policia është përleshur me demonstruesit në Sheshin Tahrir në Kajro, sot herët në mëngjes.

Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur gurë dhe koktej Mollotovi.

Me këtë demonstratë po shënohet dyvjetori i kryengritjes, nga e cila u përmbys ish presidenti Hosni Mubarak.

Në përleshjet e sotme nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratave për ditën e sotme, duke thënë se Morsi dhe Vëllazëria Myslimane i kanë tradhtuar idealet sekulariste të kryengritjes së para dy vitesh.

Vëllazëria Myslimane ka vendosur që të mos bëjë thirrje për kundër demonstratë, me qëllim që të ulet mundësia për dhunë.
XS
SM
MD
LG