Ndërlidhjet

Rusi: U arrestuan për shkak se demonstruan për homoseksualët


Policët i arrestojnë pjesëmarrësit e protestës së homoseksualëve në Moskë
Policët i arrestojnë pjesëmarrësit e protestës së homoseksualëve në Moskë
Së paku 20 vetë janë arrestuar sot, për shkak se demonstronin në mbështetje të të drejtave të homoseksualëve, afër parlamentit të Rusisë, derisa deputetët debatonin për ligjin e ri kundër shpërndarjes së propagandës homoseksuale te të miturit.

Policia në Moskë tha se arrestimet janë bërë për shkak të mbajtjes së demonstratës, që nuk ishte lejuar.

Ka pasur edhe përleshje ndërmjet mbështetësve të homoseksualëve dhe kundërshtarëve të tyre.

Diskutimi në Dumën Ruse, për këtë temë, ishte shtyrë dy herë, por ai paraqet një legjislacion që i është dhënë prioritet.
XS
SM
MD
LG