Ndërlidhjet

Daçiq: Çështja e karriges për Kosovën në OKB – e tejdimensionuar


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se çështja e karriges për Kosovën në Kombet e Bashkuara është e tejdimensionuar dhe asnjëherë nuk është përmendur në bisedimet Beogard – Prishtinë.

“Çështjen e karriges së Kosovës në OKB e vendos pushteti në Prishtinë, pasi e dinë se procesi i pavarësisë pa këtë nuk është rrumbullaksuar”, tha Daçiq sot në qytetin Vërshac, dhe shtoi se “kjo çështje nuk mund të zgjidhet, nëse nuk diskutohet për pakon e tërë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Daçiq tha se “tash për tash, kjo temë nuk është përmendur në asnjë bisedë”.

Sipas tij, Serbia nuk është e gatsme të bisedoj për këtë temë “kalimthi” dhe se për Serbinë është e papranueshme që ajo të paraqitet në atë formë.

“Ne qëndrimin për Kosovën nuk do ta ndryshojmë”, tha Daçiq, dhe shpjegoi se “kjo është e vetmja gjë që Kosova nuk mund ta fitoj, ndërsa, me shumë gjasë, të gjitha të tjerat mund t’i fitojë” dhe Serbia nuk mund ta pengojë.
XS
SM
MD
LG