Ndërlidhjet

India kërkon dënim me vdekje për komplotistin e Mumbait


Ilustrim

Ilustrim

India ka shprehur pakënaqësinë me dënimin prej 35 vjet burg që iu dha një shtetasi amerikan, për shkak të rolit të tij në sulmin terrorist të vitit 2008 në kryeqytetin financiar të vendit, Mumbai.

Raj Kumar Singh, një zyrtar i lartë zyrtar i Punëve të Brendshme, tha se të gjithë të përfshirët në komplotin për vrasjen e njerezve në Mumbai, "meritojnë vdekjen."

Ministri i Jashtëm indian, Salman Hurshid tha se David Coleman Headly meritonte më shumë sesa dënimin me 35vjet burg, që iu dha të enjten nga një gjykatë amerikane.

Ai përsëriti se Nju Delhi do të vazhdojë të ushtrojë presion për ekstradimin e Headleyt për t’u përballur me proces gjyqësor në Indi.

Headly, 52 vjeç, një shtetas amerikan me origjinë pakistaneze, ishte deklarua fajtor për mbledhjen e informacionit mbi objektivat e mundshme në Mumbai për militantët pakistanezë.

Rreth 160 njerëz vdiqën në sulmin tre ditësh në nëntor të 2008-ës.
XS
SM
MD
LG