Ndërlidhjet

Mbi 100 të lënduar nga përleshjet në Egjipt


Aleksandria, Egjipt, 25 janar, 2013

Aleksandria, Egjipt, 25 janar, 2013

Protestuesit dhe policia janë përleshur në qytetet të ndryshme të Egjipitit, në ditën e dyrë të përvjetorit të kryengritjes që rërzopi liderin shumëçvjeçar, Hosni Mubarak.

Ministria e Brendshme, tha se rreth 100 protestues dhe zyratrë policorë janë lënduar gjatë përleshjeve.

Mijëra protestues janë grumbulluar në qytetet egjiptiane. Forcat e sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kanë gjuajtur gurë dhe koktej molotovi.

Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratave për ditën e sotme, duke thënë se Morsi dhe Vëllazëria Myslimane i kanë tradhtuar idealet sekulariste të kryengritjes së para dy vitesh.

Vëllazëria Myslimane ka vendosur që të mos bëjë thirrje për kundër demonstratë, me qëllim që të ulet mundësia për dhunë.
XS
SM
MD
LG