Ndërlidhjet

SHBA tërhiqen nga paneli i përbashkët me Rusinë


Zëvendës Ndihmës Sekretari, Thomas Melia

Zëvendës Ndihmës Sekretari, Thomas Melia

Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga paneli i ngritur për të promovuar shoqërinë civile në bazë të një komisioni presidencial SHBA-Rusi.

Në një deklaratë të premtën nga zëvendës ndihmës sekretari, Thomas Melia, në Zyrën për Demokraci, Drejta të Njeriut dhe Punë, ka thënë se tashmë ky panel nuk është funksional, duke pasur parasysh se Qeveria e Rusisë, ka goditur organizatat e shoqërisë civile.

Ai ka shtuar se Uashingtoni do të vazhdojë të ngrisë shqetësimet e tyre për “ ligjet e reja të cilat e bllokojnë shoqërinë civile”.
Zëdhënësi i presidencës ruse, Dimtiry Peskov ka thënë se veprimi i SHBA-ve është për të “ardhur keq”. Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se zyrtarisht nuk është njoftuar për tërheqjen e SHBA-ve.

Komisioni dypalësh presidencial SHBA-Rusi, u krijua në vitin 2009 si pjesë e të ashtuquajturit "rifillim" të marrëdhënieve.
XS
SM
MD
LG